Pa marrëveshje përfundoi takimi i sotëm në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Pas takimit Kurti tha se i duhen 84 apo 85 vota për presidentin.
Ai i bëri ftesë PDK-së për takim, teksa kjo e fundit i ka kërkuar që të specifikojë çështjen.
Lidhur me këtë, ish deputeti i VV-së, Fatmir Humolli, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se duket se të gjitha partitë duan zgjedhje të reja.
“Siç po shihet, të gjitha partitë janë të interesuara të shkojnë në zgjedhje. Secila parti po tenton ta lë fajtor kundërshtarin”, është shprehur ai.
Sipas tij, VV-ja po tenton që t’i ketë nën kontroll të gjitha institucionet.
“VV-ja po tenton që përmes votës t’i drejtojë dhe t’i ketë nën kontroll të gjitha institucionet, kurse opozita po dëshiron që kjo mos të ndodhë”, ka theksuar Fatmir Humolli./Gazeta Blic/


