Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, tha se problemet me Serbinë do të zgjidhësin nëse do të ishte organizimi i duhur.
Ai ka thënë se Qeveria Kurti ka hyrë në rrugët e partive të tjera politike, duhet t’i kthehet popullit që mos të fitoj Serbia.
“Qeveria Kurti nuk ka marr mësim prej proceseve si zhvillohen nuk i njeh ato është hyrë në rrugët e partive tjera politike. Populli jonë e ka parë kush është BE dhe KFOR të cilët janë por në qoftë se Albin Kurti, Qeveria e klasa jonë politike nuk i kthehet vetvetes dhe popullit tonë Serbia do të fitojë. Shumë shpejt do të zgjidheshin problemet me Serbinë nëse do të organizoheshim bashkë të gjithë dhe do të na lusin ata ne e jo ne ata”, theksoi Humolli për Front Online.


