Lajme

Ish-deputeti i VV-së për Kurtin: Një psikopat i Kosovës nuk e bën sekretarin e shtetit naiv

07/31/2023 22:28
nga:G C

Ish-deputeti i VV-së, Florin Krasniqi, në “Debat Plus” ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është “shndërruar nga një organizatë e domosdoshme për Kosovën, në një organizatë të rrezikshme të Kosovën”.

Pasi sipas Krasniqit, partia në pushtet e ka acaruar “skajshmërisht” situatën me miqtë ndërkombëtarë dhe skenën politike në Kosovë.

“Mendoj që VV-ja nuk qenë e nevojshme por, e domosdoshme për Kosovën. Kosova është fut në një trend negativ të korrupsionit, kërcënimeve politike. Për atë e kam financuar. Por kjo organizatë që ka qenë e domosdoshme për Kosovën, po shendohet në organizatë jo të dëmshme por të rrezikshme. Pasi e ka acaruar situatën më gjithë miqtë ndërkombëtarë. E ka acaru skajshmërisht skenën politike, i keni parë të gjithë veprimet e fundit në Parlament. E ka monopolizuar gjithë sistemin e Kosovës, Qeverinë, Presidencën, Parlamentin, e mban peng gjithë Kosovën, një parti politikë që nuk është parti politike. Është një organizim që nuk e din as çka janë, nuk janë të përcaktuar politikisht”, ka thënë Krasniqi.

Kështu, pasi më herët VV-ja ka qenë e “domosdoshme për Kosovë” Krasniqi tregon se e ka financuar, duke potencuar se nuk është penduar pse e ka financuar ish-partinë.

“E kam financuar VV-në për 8 vjet rregullisht. Kam qenë financuesi më i madh në distancë prej tjerëve. Nuk jam pishman. Unë mendoj që kam bërë mirë”, ka theksuar Krasniqi.