Lajme

Ish-deputeti i VV-së: “Pata hangër burg për mos me pranu Zajednicën, përbine tash”

03/22/2023 23:37
nga:G C

Ish-deputeti i VV-së, Fisnik Ismaili ka reaguar pas deklaratës së fundit të kryeministrit Kurti ku sot tha se ka Asociacion, raporton GazetaBlic.

Ismaili ka kujtuar kohën kur ishte deputet i VV-së dhe ngjarjet që kishin planifikuar me partinë e tij, për të kundërshtuar formimin e ‘Zajedincës’.

Përmes një shkrimi në “Facebook” Ismaili shkruan: “Përbine tash, s’ka me pështye”.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Koxha do arrestime i pata hangër në rrugë e Kuvend, disa muej arrest shtëpiak, 16 ditë në burg, shumë lotë prej sprejit djegës, tuj u thirrë në mospranim të Zajednicës, veç me ju ndihmue për me ardhë në pushtet me e pranue Zajednicën.
Mbas krejt kësaj, kam dalë kur e kam kuptue, e ju që hajshi mut me më shajtë atëherë, hane mutin tuej me qato duer që keni votue, se u derdhshi prej lezetit kur edhe na “dënuet” me votë e na hoqët prej skenës politike.
Përbine tash. S’ka me e pshtye!