Lajme

Ish-deputeti i VV-së: Nuk e votoj Kodin Civil

04/27/2024 12:28
nga:Y I

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se do ti siguroj votat për Kodin Civil.

Ai ka thënë se qeveria planifikon që ky Projekt-kod të kalojë gjatë muajit maj.

Në lidhje me këtë deklarim të Kurtit ka folur për “Gazeta Blic” ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje tashmë i pavarur, Fatmir Humolli.

Humolli tha se nuk do ta votoj këtë ligj.

“Në fushatë elektorale nuk kemi pas kërkesa të tilla dhe as nuk kemi pas oferta nga VV-ja.Tani është berë praktikë nga qeveria të dal kundër elektoratit.Unë nuk do votoj Projekt-Kodin Civil” tha Humolli për “Gazeta Blic”

Ai tutje tha se gjithçka që s’ka votu Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kjo qeveri ka marr guximin me i dëgju ndërkombëtarët.

“Kryeministri është mirë me pyet në komuna sa ka kerkesa të tilla e jo në sheshe perendimore as në ambasada perendimore dhe me te paguarit e ambasadave. Gjithçka që ska votu Isa me Hashimin kjo qeveri ka mar guximin me i dëgju nderkombtaret dhe vlerat negative perëndimore. Këto vlera në perendim janë ne lufte politike ne mes tyre, është e padrejtë me ju imponu Kosovës” deklaroi ai në përgjigjen dhënë për “Gazeta Blic”.

Ndërsa Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se që të bëhen votat për kalimin e Kodit Civil duhet edhe pak kohë.

“Siç e ka përmendur edhe kryeministri Kurti, Kodi civil është pjesë e agjendës sonë. Ne kemi qenë në takime me deputetët veç e veç dhe na duhet edhe ca kohë që ta kemi mbështetjen e deputetëve të kuvendit, por është e rëndësishme që të votohet edhe nga deputetët e opozitës”, ka deklaruar Haxhiu.

/Gazeta Blic/

Kurti për Projekt-kodin civil: Do t’i siguroj personalisht votat shumë shpejt!

Votat për Kodin Civil: Haxhiu thotë se iu duhet edhe ca kohë