Ish deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Sejdiu ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike të Kosovës, ku ky subjekt politik dje zgjodhi Kryesinë e re, raporton Gazeta Blic.
Dardan Sejdiu ka shkruar në faqen e tij në Facebook se zgjedhja e kryesisë së re nga PDK është edhe një hap i mirë drejt modernizimit e normalizimit të politikës në Kosovë.
Sipas Sejdiut përbërja e kryesisë së re të këtij subjekti shpërfaq qartazi ambicien e Memlit krasniqit për ecje përpara dhe potencialisht edhe për ndryshim të llojit të narrativës që PDK mund ta ndërtojë.
Reagimi i plotë:
Zgjedhja e kryesisë së re nga PDK është edhe një hap i mirë drejt modernizimit e normalizimit të politikës në Kosovë.
Përbërja e kryesisë së re të këtij subjekti shpërfaq qartazi ambicien e Memlit për ecje përpara dhe potencialisht edhe për ndryshim të llojit të narrativës që PDK mund ta ndërtojë!
Zgjedhjet e 14 shkurtit duket se u lexuan mirë nga dy subjektet më të mëdha opozitare.


