Lajme

Ish-deputeti i LVV-së: S’besoj se do të ketë formim të Qeverisë, palët s’kanë guxim të bëjnë koalicion mes tyre!

10/15/2025 16:25
nga:Y I

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka mandatuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të formuar Qeverinë e re.

Vendimi i Osmanit erdhi një ditë pasi Kuvendi u konstitua plotësisht me votimin edhe të nënkryetarit nga komuniteti serb.

Sipas Kushtetutës së vendit, Albin Kurti tani i ka 15 ditë kohë t’ia paraqesë Kuvendit të Kosovës përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim.

E derisa ka filluar ‘rrjedhja’ e afateve kohore, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, nuk beson që do të mund të formohet Qeveria.

Humolli tha për “Gazeta Blic” se është përdorur gjuhë përçarëse, fyrje e sharje të paarsyeshme me qëllimin që të fitojnë mbështetje.

Ai tha se tashmë që jemi në prag të raundit të dytë zjedhjeve nuk beson se asnjëra palë nuk e ka guximin të bëjë koalicion me palën tjetër.

“Duhet ta analizojmë kohën në të cilën jemi, pas viteve të tera të polarizimeve politike shumë herë të panevojshme nga të gjitha partitë ndaj njëra-tjetrës.Me gjuhë perçarëse, sharje e fyerje të paarsyeshme me të cilat janë mundu të ‘ushqejnë’ elektoratin e tyre me qëllimin që të fitojnë mbështetje jo per programet e tyre po për kundërshtitë e tyre”

“Sot në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale nuk besoj që asnjëra pal e kanë guximin në nivel aq të lartë sa të bejnë koalicion me njëri-tjetrin, as partia ne pushtet e as partitë opozitare, jo se s’kanë dëshmu që qëndrimet e tyre i ndryshojnë por për shkak të frikës së humbjes në zgjedhjet lokale. Nuk besoj që do të ketë formim të Qeverisë” tha Ish-deputeti i LVV-së, Fatmir Humolli, në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

Fatmir Humolli- Ish-deputet i LVV-së!

/Gazeta Blic/

Ramadani: S’ka Qeveri ‘Kurti 3’, ka zgjedhje të parakohshme parlamentare!