Lajme

Ish-deputeti i LVV-së për shpërndarjen e Kuvendit- ‘Vendim i drejtë, LVV është tregu e papërgjegjshme’

03/06/2026 12:33
nga:Y I

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nxjerr sot dekret për shpërndarjen e Kuvendit.

Ky vendim erdhi pasi Kuvendi dështoi brenda afatit kushtetues të zgjedh Presidentin e ri.

Në lidhje me këtë çështje dhe vendimin e marrë nga Osmani ka folur për “Gazeta Blic”, ish-deputeti i LVV-së, Fatmir Humolli.

Humolli tha se në kuptimin politik vendimi është i drejtë dhe se LVV-ja, si partia e parë,  është tregu e papërgjegjshme për rrethanat në të cilat po kalon populli

“Në kuptimin politik është i drejtë në kuptimin juridik do flet Gjykata Kushtetuese. Klasa politike në ketë rast më së shumti VV-ja që ka marr besimin më të madh të qytetarëve është tregu e papërgjegjshme për rrethanat që po kalon popuulli ynë dhe ato nderkombëtare” tha Humoli.

Ai tha se është për të ardhur keq që në ditët e Epopesë së UÇK-së mos me i besu njëri-tjetrit.

“Eshtë me të ardh keq në keto ditë të Epopesë së UÇK-së kur kujtohen lufta e familjes Jasheri mos me i besu njeri- tjetrit’ tha Humolli në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

Fatmir Humolli-Ish-deputet i LVV

E enjtja e 5 marsit ishte afati i fundit kur Kuvendi i Kosovës duhet t’i niste procedurat për zgjedhjen e kreut të shtetit, pasi presidentes së tanishme, Vjosa Osmani, i mbaron mandati më 4 prill.

/Gazeta Blic/

Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin