Lajme

Ish deputeti i LDK-së: Policët po përdoren mish për top – historia s’do të jetë e butë me Kurtin e as opozitën, sidomos Lumirin

06/20/2023 17:58
nga:G B

Ish deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, i cili thotë se sot foli për sondazhe e rejting të Qeverisë, në vend se ta merrte seriozisht brishtësinë e raporteve me aleatët tanë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se policët tanë janë patriotë e atdhetarë por që sot janë kthyer mish për top e po përdorën për lojëra nga lideri suprem.

Rugova ka shtuar se historia nuk do të jetë e butë ndaj liderit suprem por as ndaj opozitës anemike, sidomos ndaj Lumirit me shokë që heshtin dhe kalkulojnë.

Postimi i tij i plotë:

Në vend që të merrte seriozisht brishtësinë e raporteve me aleatët tanë, kryeministri Kurti sot foli për sondazhet dhe rejtingun e Qeverisë së tij. Popullizëm tipik. Pasi që dështoi në kauzën e tij sociale (nuk e ndali migrimin, nuk i uli çmimet, nuk i rriti rrogat, nuk e rriti punësimin, nuk i rriti pensionet…) dhe pasi ndali investimet kapitale dhe i dëboi investitorët, tani i është kthyer dalldive nacionaliste. Policët tanë janë patriotë dhe atdhetarë, por fatkeqësisht sot janë kthyer në mish për top, për lojërat e e liderit suprem. Historia nuk do të jetë e butë ndaj liderit suprem, tani kryeministër, por as ndaj opozitës anemike. E sidomos nuk do të jetë e butë ndaj Lumirit me shokë që heshtin dhe kalkulojnë. LDK e ka krijuar këtë shtet dhe e ka për detyrë ta mbrojë.