Lajme

Ish-deputeti i LDK-së: PDK po i vardiset VV-së për koalicion paszgjedhor – Kurti po kërkon partner për t’i ndarë gabimet e tij

05/27/2024 14:53
nga:N K

Në një prononcim për GazetaBlic ish –  deputeti i LDK-së, Blerim Grainca ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ka mungesë të liderit dhe sipas tij nuk do të ketë zgjedhje për shkak të mos kompletimit të ligjit të ri zgjedhor.

“Kjo deklarata e Memli Krasniqit, tregon krizën brenda PDK-së dhe paftësinë e tyre për të bërë opozitë. Është interesante kjo “dashuri e re” mes VV-së dhe PDK-së, që nuk është asgjë tjetër veq kauzë e rrjedhshme”, tha ai.

Ish deputeti i LDK-së për GazetaBlic, tha se Lëvizja Vetëvendosje është e paditur dhe e frikësuar ndaj obligime që ju kanë bashkangjitur pas marrëveshjes së Ohrit.

“PDK-ja në mungesë të liderit dhe politikanëve, opozitarë po përpiqet të rehabilitohet nga akuzat e VV – së dhe t’i vardiset VV-së për një koalicion paszgjedhor. Kurse VV-ja e pafuqishme, e paditshme dhe e frikësuar për të dërguar përpara proceset dhe obligimet qe i ka marrë me vete me marrëveshjen e Ohrit, po kërkon një partner me të cilin do t’i ndajë përgjegjegjësit e gabimeve të veta. Uroj që PDK-ja mos të bie në këtë mashtrim”, potencoi ai.

Tahiri: 30 maj, dita e fundit për shpërndarjen e Kuvendit!

Grainca ka theksuar se gabimet e disa personave në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe mashtrimi i Lëvizjes Vetëvendosje kanë ndikuar në rezultatin që e ka marrë partia aktuale që e ka pushtetin.

“Personalisht mendoj se qytetarët do të reflektojnë pas mashtrimit të madh që ju bëri VV-ja. Padyshim se gabimet e disa njerzve të LDK-së me qeverisje në të gjitha nivelet në të kaluarën dhe mashtrimi i VV – së e sollën rezultatin që mori VV – ja. Por tani gjërat kanë ndryshuar dhe kemi një realitet të ri”, u shpreh ai.

Çitaku: Jemi për zgjedhje, po takohemi dhe po flasim edhe me LDK-në e AAK-në

“Personalisht mendoj që nuk do të ketë zgjedhje. Askush nuk ka interesim, janë lloj fjalësh dhe në fund VV- ja do tallet me këtë ide. Po ashtu, teknikisht edhe legjislacioni përcjellës, nuk është i kompletuar në harmoni me ligjin e ri zgjedhor”, përfundoi ish – deputeti i Ldk-së Blerim Grainca.

/GazetaBlic/