Lajme

Ish-deputeti i Kosovës jep detaje: Këto janë temat më të rëndësishme që u zhvilluan te Procesi i Berlinit

11/03/2022 16:33
nga:Genita C

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Taulant Kryeziu ka dhënë detaje nga Samiti i mbajtur në kuadër të procësit të Berlini, raporton GazetaBlic.

Kryeziu përmes një shkrimi në “Facebook”, Kryeziu thotë se për Kosovën Procesi i Berlinit mbetet forumi kryesore për rrugëtimin evropian të vendit.

Kryeziu ka dhënë disa detaje nga temat më të rëndësishme që ishin pjesë e këtij procesi, ku përfshihet zbatimi i Tregut të Përbashkët Rajonal .

“Një temë shumë e rëndësishme, e cila është shumë e lartë në axhendën e Procesit të Berlinit, është zbatimi i Tregut të Përbashkët Rajonal që paraqet përpjekjen unifikues për transformimin e rajonit në përputhje me rregullat dhe standardet e BE-së, me qëllim forcimin e konkurrencës së rajonit për t’iu afruar standardeve të tregut unik të BE-së”, shkruan Kryeziu.

Shkrimi i plotë:

Sot në #Berlin nën iniciativen e kancelarit Scholz është ftuar një Samit në kuadër të procesit të Berlinit.

Për Kosovën #ProcesiBerlinit mbetet forumi kryesor që mundëson rrugëtimin evropian të vendit tonë

Në axhendë ishte vazhdimi i nismave që ishin pjesë e Procesit të Berlinit që në fillim: axhenda e lidhjes, veçanërisht lidhja e njerëzve, rinisë dhe shoqërisë civile. Por po ashtu edhe nisma të reja si siguria energjetike dhe solidariteti si dhe Axhenda e Gjelbër.

Një temë shumë e rëndësishme, e cila është shumë e lartë në axhendën e Procesit të Berlinit, është zbatimi i Tregut të Përbashkët Rajonal që paraqet përpjekjen unifikues për transformimin e rajonit në përputhje me rregullat dhe standardet e BE-së, me qëllim forcimin e konkurrencës së rajonit për t’iu afruar standardeve të tregut unik të BE-së.

Tregu i Përbashkët Rajonal vazhdon me rezultatet e Planit Shumëvjeçar të Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale (MAP REA) që u miratua në

Trieste, kur drejtuesit e BB6 ranë dakord t’i jepnin një shans këtij rajoni për të ndërtuar zonën e tij ekonomike,duke mundësuar qarkullim të papenguar të mallrave, kapitalit të shërbimeve dhe fuqisë punëtore të kualifikuar, duke e bërë rajonin tërheqës dhe të përshtatshëm për investime.

Tanimë me nenshkrimin e tri marrëveshjeve mundësohet lëvizja e lirë në Ballkanin Perendimor, po ashtu dhe njohja reciproke e diplomave universitare, si dhe kualifikimeve për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët.

Lëvizja e lirë e njerëzve është një nga fushat kryesore të politikave të Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM) që synon t’i mundësojë Ballkanit Perëndimor të zbatojë një nga katër liritë e Tregut unik të BE-së. Është një hap i rëndësishëm përpara për heqjen e barrierave për lëvizjen e njerëzve në rajon, duke u mundësuar rreth 18 milionë njerëzve të lëvizin lirshëm brenda rajonit, duke hequr gjithashtu barrierat për lëvizjen e profesionistëve, studentëve, studiuesve dhe profesorëve.

Po ashtu duhet thënë se Plani i Veprimit të tregut të Përbashkët Rajonal është pjesë integrale e procesit të anëtarësimit të rajonit në BE.

Prandaj për Kosovën procesi Berlinit mbetet forumi kryesor që mundëson rrugëtimin evropian të vendit tonë