Showtime

Ish-bashkëshorti i reagon ashpër Fjolla Morinës: “Paske nisë edhe ti me u bo psikologe”

07/15/2022 20:32
nga:Genita C

Biznesmeni i njohur, Fisnik Syla i ka reaguar deklaratës së ish-partneres së tij Fjolla Morina.

Morina, ditën e djeshme në një foto të publikuar në Instastoryn e saj ka thënë se “njeriu i cili nuk ka turp dhe nuk skuqet ka defekte në personalitetin e tij dhe nëse ka defekte në personalitetin e tij, atëherë ai është objekt i studimit të psikopatologjisë. A po më kuptoni?”

Siç duket ky ka qenë një dedikim për ish-partnerin e saj Fisnik Syla, pasi ky i fundit i ka reaguar sot.

“Paskan filluar edhe “këngëtaret” të na bëhen psikologe…?! njerëzit e zgjuar kur e shohin se dikush i paska dasht vetëm për interes, ikin pa bërë zhurmë…Zhurmën e bën më vonë mungesa e tyre…”