Showtime

Ish banori i “BBV”, Valon Shehu, flet hapur i tregon të gjitha

01/10/2022 11:59
nga:Donika Fetahu

Ish konkurrenti i “Big Brother Vip”, Valon Shehu, ka folur hapur për deklaratat e tij para hyrjes në shtëpi.

Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku ka folur për jetën dhe ngacmimet e vajzave të shtëpisë më të famshme të momentit, shkruan GazetaBlic.

Nga prezantuesja e emisionit, këngëtari u pyet nëse vajzat e kanë parë duke u larë nudo dhe për reagimet e tyre.

‘Të gjitha, nuk besoj se kanë reguar keq por thjeshtë më ka bërë përshtypje fakti sesi të gjithë laheshin me të brendshme. Mesa di unë njeriu lahet ashtu sic na ka falur zoti. Vjazat kur kalonin e zgjasnin kokën për të parë sepse pa u zgjatur nuk mund të dallosh gjë. Në kamera nuk dallohet që pasi e ka mendu regjia të mos dalim nudo pasi shikojnë edhe fëmijët. Por nuk mendoj që kanë reaguar keq plus kur kam hyrë unë ato kishin dy muaj brenda edhe normal epshi ishte i madh kurse unë isha i freskët”, tha ai.

Ai gjithashtu zbuloi gjëra nga jeta e tij private, duke treguar për vështirësitë që ka kaluar.

“Kemi qenë katër vjet e gjysmë bashkë, përfundoi sepse u bën disa gjëra ka qën lidhja e parë e imja dhe më e gjata sepse ndoshta kemi qenë shumë të rinj , 20 vjeç dhe jemi nda për vetë faktin që nuk e ka shijuar lirinë asnjëri prej nesh. Ndoshta po të ishim lidhur tani mund të kishte zgjatur”, u shpreh këngëtari./GazetaBlic/

Më poshtë gjeni linkun e intervistës: