Showtime

Ish banori i BBV tregon se sa paguhen banorët në shtëpi

01/09/2022 09:21
nga:Donika Fetahu

Ish-banori i “Big Brother Vip”, Valon Shehu, shpalosi detaje rreth fjalëve se banorët paguhen në shtëpi, pasi që në media u raportua se banorët paguhen 1500 euro për një javë qëndrimi në “BBV”.

Valon Shehu, ka thënë për moderatoren Ester Bylyku, se nuk është paguar për asnjë ditë qëndrimi në “Big Brother Vip”, shkruan GazetaBlic.

“Nuk jam paguar, jo vetëm unë por asnjë. Dhe këtë e them me plotë bindje, sepse kam dëgjuar që është si aferë e madhe që ka pagesa 1500 euro ose 1000 euro. Jo nuk është e vërtetë aspak”, u shpreh ai./GazetaBlic/