Showtime

Ish banori i “BBV” tregon për propozimin që do t’i bëjë Beniadës sapo të dalë nga shtëpia, ja cili është ai

01/16/2022 16:00
nga:Donika Fetahu

Këngëtari i njohur Ardit Çuni, njëherit ish-banor i “Big Brother Vip”, së fundmi në një intervistë ka dhënë një deklaratë të fortë.

Ai tregoi për propozimin që do t’i bëj modelës së njohur Beniada Nishani, sapo të dal nga “BBV”, pasi ajo akoma është pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, shkruan GazetaBlic.

Së fundmi Arditi ka shkruar dy balada dhe është shprehur se në njërën prej tyre dëshiron ta ketë Beniadën në klip.

“Do bëhemi gati për 2 balada. E para shpresoj që në fund të janarit. Dua që në videoklip të kem një personazh shumë special, ajo është Beniada. Kjo është një ndër këngët e mia më të veçanta, që ka dy vite që pret në sirtar. Besoj që është ndër ato balada më të bukura që unë kam krijuar. Mendoj që Beniada do ishte pjesa e fundit e ‘puzzle-it’ që i mungon kësaj kënge”, tha këngëtari./GazetaBlic/