Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova kanë sjell në skenën e ‘Klan Arena’ këngën e tyre të rikrijuar brenda.
“Bigu jemi ne” është kënduar nga një pjesë e ish-konkurrentëve të këtij edicioni.
Ata shfaqen duke performuar së bashku e duke u argëtuar në masë të madhe me njëri-tjetrin.
Në sallë siç u tha të pranishëm kanë qenë afro 800 njerëz, të cilët e kanë parë e përcjell nga afër këtë performancë të tyre.
Ndërkaq, finalistët kanë qenë duke e shijuar nga afër ku dukeshin edhe të emocionuar gjatë këtij momenti.
Fituesi i këtij edicioni do të mësohet edhe pak orë, gjersa çmimi i madh është 200 mijë euro.