Numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta pritet të përfundojë sot.
Kështu ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Në QNR po vazhdon numrin e fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe votimi i personave me nevoja të veçanta. Po planfikojmë që ky proces të përfundojë sot, në mbrëmje”, tha Elezi.
Në lidhje me procesin e numërimit të votave, i cili tashmë po shkon drejt fundit, ka folur për “Gazeta Blic” ish-anëtari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Blerim Burjani.
Burjani tha se kur të përfundon i gjithë procesi i numërimit të votave, nëse janë mbyll ankesat në PZAP dhe Gjykat Supreme, KQZ mblidhet dhe çertifikon rezultatin e zgjedhjeve.
Ai tha se për çertifikimin e rezultatit duhen 2/3 e KQZ-së.
“Kur të perfundon numërimi i votave të diasporës me postë dhe votave me kusht, ateherë KQZ-ja nëse janë mbyll ankesat në PZAP dhe Gjykat Supreme, mblidhet dhe çertifikon zgjedhjet e 9 shkurtit . Pra duhet të mbyllen ankesat ne PZAP dhe Gjykat Supreme pastaj KQZ çertifikon rezultatin”
“Për çertifikimin e rezultateve duhen 2/3 e KQZ-së pra duhet të ketë shumicen e votave per t’u permbyllë procesi i zgjedhjeve te 9 shkurtit” deklaroi Burjani në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.
Bazuar në rezultatet e deritanishme Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të marrë 48 mandate, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 24, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 20, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 8 mandate.
/Gazeta Blic/
Maliqi: Kosova ka nevojë për një qeveri stabile që do të vinte nga opozita!


