Sot ka dështuar për herë të 33-të të konstituohet Kuvendi.
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur t’i marrë votat e nevojshme për të kryeparlamentarin.
Në lidhje me situatën e krijuar në Kuvend ka folur për “Gazeta Blic” ish-anëtari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Blerim Burjani.
Burjani tha se opozita ja ka bërë favorin LVV-së me mos-votimin e kandidates për kryetare Kuvendi.
Ai tha se situatë e krijuar bën që nuk mund të vjen procedura deri te zgjedhja e kryeministrit.
“Këto seanca janë të deshtuara ende para se te fillohen. VV-ja s’ka marrëveshje me askënd, tentativa është ose VV-ja ose asnjë pra e ka bllokuar opoziten.Ne nderkohe opozita i’a ka bere favorin VV-së me mos-votim e kandidates për kreytare te Kuvendit, kështu nuk mund të vjen procedura deri te zgjedhja e kryeministrit fare. Pra po të kishte pas konsensus në mes partive opozitare dhe komuniteteve sot ishte qeveri e opozitës’ tha Burjani.
Sipas tij Kosova ka nevojë për të ndryshuar sistemin zgjedhor.
“Pershtypja e ime eshte se as pozita e as opozita nuk jane kane te kenaqur me rezultatin zgjedhor. Kosova ka nevojë për të ndryshu sistemin zgjedhor , duhet te kemi nje sistem te kombinuar gjysem mazhoritar me u largu prej ngerqeve te perhershme ose me kalu ne sistemi mazhoritar plotesisht” tha Burjani për “Gazeta Blic”.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dhënë një ide për daljen nga kriza politike.
Abdixhiku ka shpalosur programin 15-pikësh për një Qeveri të Unitetit.
“Le të ulemi le të merremi me çështje praktike, le të merremi me këto 15 pika. Unë kam shtrirë dorën e bashkëpunimit, jo për koalicion qeverisës por për kapërcimin e kësaj çështje nëpërmjet qeverisë se unitetit”, tha Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”.
Propozimi i Abdixhikut ka gjetur përkrahjen e partive opozitare por jo edhe të partisë e cila doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje.
/Gazeta Blic/


