Lajme

Ish-ambasadori Peci: Vendimi i GJND-së për Kosovën s’mund të përdoret si argument për Donetskun

04/27/2022 19:37
nga:Astrit Gashi

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, ka thënë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Pavarësinë e Kosovës nuk mund të përdoret si argument për Donetskun dhe Luhanskun e Ukrainës.

Ai tha se ndërlidhja që e ka bërë presidenti rus, Vladimir Putin, mes këtyre dy situatave nuk qëndron, sepse historia dhe zhvillimet në të dyja vendet dallojnë nga njëra-tjetra.

Peci, në një intervistë për Klan Kosovën, tha se Putin po e keqinterpreton vendimin e 2010-ës të GJND-së.

Po ashtu, ish-ambasadori pati kritika për Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, lidhur me deklaratën e tij se nuk e njeh sovranitetin e Kosovës.

Peci tha se do të ishte mirë që Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës të reagojë ndaj deklaratave të Guterres.