Lajme

Ish-ambasadori Peci: Marrëveshja, lajm i mirë, Kosovës i hapen shumë dyer

03/19/2023 13:31
nga:G B

Drejtori i institutit KIPRED, ish-ambasadori Lulzim Peci e ka cilësuar lajm të mirë për Kosovën arritjen e marrëveshjes me Serbinë për planin e zbatimit të marrëveshjes së dakorduar në fund të shkurtit.

Peci ka thënë se tani “krejtë klasa politike është pjekur”.

“Me demek, merre ose merre! Tani besoj se krejte klasa politike eshte pjekur, dhe nuk ka mbete asnje pa e kuptuar se cfare do te thote presioni i perendimit, e cila tani perfundoi me kete konstelacion te Qeverise se Kosoves. Arritja e marreveshjes eshte lajm i mire per Kosoven, pasi i hapen shume dyer, te cilat deri me tani kane qene te mbyllura!”, shkroi Peci në një postim në Facebook.

Por, ai thotë se “zbatimi do të jetë i vështirë”.

“Zbatimi do te jete i veshtire, por asnje gje e rendesishme nuk behet lehte! Mirepo, permes tejkalimit te ketyre veshtiresive jeta jone do te behet me mire! Na prifte e mbara, dhe mbreterofte paqja e humaniteti ne Kosove e regjion!”, shkroi Peci.