Lajme

Ish-ambasadori i Shqipërisë: Vuçiq u tall me Ramën sepse ia lejoi, Basha ka tjetër qasje

04/22/2021 22:40
nga:M K

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ka thënë se presidenti serb Aleksandër Vuciq, është tallur me kryeministrin Edi Rama, kur tha për këtë të fundit se është udhëheqës i globit.

Sipas Laukës, Vuciqi u tall me Ramën sepse ky i fundit ia lejoi. Rama sipas Laukës po e sheh vetën si baba i kombit dhe flet për terma të mëdha derisa është thjesht kryeministër i Shqipërisë.

E kandidati i PD’së për kryeminsitër Lulëzim Basha, nuk ka qasje të tillë sipas Laukës.

“Rama njihet për rolin e tij protagonist, atij i pëlqen të çohet si baba i shqiptarëve, jo vetëm në Shqipëri, por edhe i kombit”, është shprehur Lauka.

Ish-ambasadori i Shqipërisë: Vuçiq u tall me Ramën sepse ia lejoi, Basha ka tjetër qasje

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se presidenti serb Aleksandër Vuciq, është tallur me kryeministrin Edi Rama, kur tha për këtë të fundit se është udhëheqës i globit.

Sipas Laukës, Vuciqi u tall me Ramën sepse ky i fundit ia lejoi. Rama sipas Laukës po e sheh vetën si baba i kombit dhe flet për terma të mëdha derisa është thjesht kryeministër i Shqipërisë.

E kandidati i PD’së për kryeminsitër Lulëzim Basha, nuk ka qasje të tillë sipas Laukës.

“Rama njihet për rolin e tij protagonist, atij i pëlqen të çohet si baba i shqiptarëve, jo vetëm në Shqipëri, por edhe i kombit”, është shprehur Lauka.

“Ai pretendon të jetë babai i kombit dhe flet me terma të mëdha derisa thotë “si francezët dhe gjermanët, edhe ne shqiptarët, serbët, problemet e Ballkanit e të rajonit””, ka thënë Lauka.

“Madje ju e dini që Vuciqi është tallur me të ku ka thënë se “Unë nuk jam udhëheqës i globit, Rama po. Kjo sepse vetë i ka jap shkas”.

“Basha nuk ka shfaqje të tillë edhe për arsye se nuk mundet, por edhe si tip. Nuk ka pretendime të tilla. Kosova rrezikon pak edhe për shkak të kësaj tendence patrenaliste të Ramës”.

“Basha e njeh Kosovën shumë më mirë sesa Rama”, shtoi Lauka.

LEXO EDHE:

Të shtëna me armë tek “Rruga B” në Prishtinë, pamje nga vendi i ngjarjes