Ish ambasadori, Anton Berisha ka komentuar deklaratën e Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla për rastin e diplomatit Prindon Sadriu i cili i quajti “mediat ndërmarrje e përbashkët kriminale” .
Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka thënë se me shpjegimin qe bëri zonja Gërvalla për rastin e diplomatit Sadriu, tregoi që shteti i Kosovës në vend të kryediplomatës ka një kryeanarkiste.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Me spjegimin qe bëri zonja Gërvalla për rastin e diplomatit Sadriu, tregoi që shteti i Kosovës në vend të kryediplomatës ka një kryeanarkiste.
Ministrja e Puneve te Jashtme , zonja. Gervalla, ju beri ftese te gjithe diplomateve qe ata/ato nuk kane detyrime ndaj Kushtetutes, Ligjeve, normave e kodeve te miresjelljes civile e diplomatike por kane vetem detyrime ndaj bashkeshorteve apo partnereve te tyre dhe nuk kane asnje kufizim ne fjalorin qe perdorin.
Ne Europe jo se jo, por veshtire te gjendet ne bote ndonje shembull i tille degradues.
PSD: Drafti i publikuar mbi ‘Ligjin e Pagave’ reflekton politikat e devijuara të Qeverisë


