Lajme

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani: “Fakti që Scholz e nisi vizitën në Kosovë, është shumë i rëndësishëm”

06/10/2022 18:01
nga:Astrit Gashi

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Skënder Xhakaliu, ka komentuar në T7 vizitën e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz.

Xhakaliu ka thënë se fakti që Scholz e ka nisur vizitën e tij nga Kosova, tregon shumë në aspektin diplomatik.

“Fakti që Scholz e nisi vizitën në Kosovë, është shumë i rëndësishëm. Një vizitë e tillë është e rëndësishme pas 16 viteve. Gjermania tregon edhe një herë që çështja e Kosovës dhe e Ballkanit është e rëndësishme”, ka thënë Xhakaliu.

“Natyrisht nga përvoja diplomatike nga shërbimi gjashtë vjeçar në Gjermani, zbritja e kancelarit Scholz në Prishtinë si vizitë e parë, ka një rëndësi të veçantë, dhe gjithashtu takimi në Berlin me kryeministrin Kurtin, në aspektin diplomatik lë për të treguar shumë, tregon që Gjermania do të jetë një përkrahëse e madhe e Kosovës”, ka vazhduar tutje, i pyetur për kuptimin që ka fakti që Scholz ka nisur vizitën e tij nga Kosova.