Lajme

Ish-ambasadori i Holandës nuk e përjashton mundësinë që situata në veri të përshkallëzohet në ditën e zgjedhjeve

04/19/2023 21:20
nga:Genita C

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, thotë se pikërisht Serbia është ajo që synon të përfitoj nga këto situata.

Ai nuk e përjashton mundësinë që situata mund të përshkallëzohet në veriun e vendit.

“Jam shumë i shqetësuar se situata mund të përshkallëzohet në veri të Kosovës. Sikurse edhe në të kaluarën Serbia i shfrytëzon këto raste për të krijuar trazira përmes ultra nacionalistëve dhe më pas t’ia hedhin fajin palës kosovare. E sa i përket Listës Serbe, ajo është partia më anti-demokratike për shkak të mënyrës se si vepron me forma presioni, por edhe alternativat e tjera dukën më ekstreme, dhe kjo është shqetësuese. Fatkeqësisht mund të them se serbët e moderuar janë lënë anash”

Në këto zgjedhje nuk do të marrë pjesë partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe.