Lajme

Iseni: Kurti i ka bërë më shumë dëm sesa i ka ndihmuar opozitës në Maqedoni

04/24/2024 21:20
nga:G B

“Kur flasim për këto rezultate paraprake që i shohim tani, them që Albin Kurti iu ka bërë më shumë dëm sesa që iu ka ndihmuar. Pse e them këtë, opozita aq shumë ka besuar në mbështetjen e Kurtit saqë e kishin të sigurt që do të fitojnë dhe e morën me seriozitet të vogël, ose me aspak seriozitet forcën e BDI-së në terren, dhe kjo u pa sot”.

Kështu ka deklaruar analisti Xhenur Iseni në Debat Plus, duke theksuar se pa kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti,  opozita në Maqedoninë e Veriut nuk do të bëheshin bashkë hiç.

“Në çdo tubim elektoral ishin brohoritjet Albin, Albin”, ka shtuar ai.

“Sonte është dëshpërimi më i madh në Maqedoni… Është absurde që 80 mijë të sëmurë të paraqiten për të votuar vetëm para një dite”, ka thënë tutje ai.