Sporti

Isco mund të transferohet tek skuadra tjetër spanjolle

04/28/2022 08:04
nga:Mergim Rreci

Sipas lajmeve të raportuara këtë të mërkurë nga e përditshmja sportive spanjolle Marca , Betis tashmë ka dërguar një ofertë për Isco, një mesfushor 30-vjeçar, kontrata e të cilit me Real Madrid përfundon këtë sezon.

Reprezentuesi spanjoll, i nënshkruar në vitet 2013/2014 nga Merengues, për 25 milionë euro, nuk do të rinovohet, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai do të largohet me kosto zero nga “Santiago Bernabeu” dhe kjo mund të jetë një mundësi e mirë transferimi nga Betisi.

/GazetaBlic Sport/