Isco pritet të largohet nga ekipi i Sevillas.
Çështja Isco do të përfundojë në mënyrën më të papritur të mundshme. Sevilla do të njoftojë në orët në vijim se do të shkëpusë kontratën me Iscon, raporton Marca.
Të dyja palët po finalizojnë një marrëveshje për të ndërprerë kontratën dhe mesfushori do të jetë sërish një lojtar i lirë.
Historia e Iscos si lojtar i Sevillas zgjati katër muaj e gjysmë. Tani është koha për të kërkuar një sfidë të re.
/GazetaBlic Sport
?| Sevilla will TERMINATE Isco's contract in the next few hours. @marca #rmalive pic.twitter.com/gH4bIQwMl6
— Madrid Zone (@theMadridZone) December 20, 2022


