Deputeti i VV’së, Nijazi Isaku ka folur rreth deklaratës së Lutfi Hazirit i cili ditën e djeshme për GazetaBlic tha se, Kosova është afër pakos së dytë të sanksioneve nga Bashkimi Evropian.
Isaku tha se, nuk është në dijeni për kë po punojnë nënkryetarët e LDK-së pasi sipas tij, nuk janë duke punuar për interesin e Kosovës.
“Nuk e di çka kanë këta nënkryetarët e LDK-së, ai në Pejë gju më gju me njërin prej vëllezërve Kariq, bashkëpunëtor i njohur i Millosheviqit, e ky tjetri në Gjilan kur fliste për rastin në Banjskë thoshte për Radojçiqin se kanë kopjuar diçka nga e kaluara e shqiptarëve të Kosovës. Unë nuk po e di për kë janë duke punuar këta nënkryetar se për interesin e Republikës së Kosovës jo se jo”, tha Isaku për GazetaBlic.
Kujtojmë se, Lutfi Haziri tha se Qeveria Kurti ka humb besimin dhe imazhi i Kosovës tashmë është dëmtuar shumë.
Ai e sheh si mision kogja të rëndë largimin e këtyre masave, teksa thote se jemi afër masave të tjera ndëshkuese.
“Qeveria ka humb besimin dhe kredibilitetin ndërkombëtar. Imazhi jonë është dëmtuar shumë, mision i rëndë është largimi i masave ndëshkuese. Uroj të mos kemi pako të dytë të masave ndëshkuese, se jemi më afër saj sot”, tha Haziri.
“Politika e një hapi para dhe dy prapa e z.Kurtit është komprimituar tashmë. Nuk ka amnesti për obligimet e marra nga kjo Qeveri. Do të jetë e pashpresë që të kemi pritje tjera, po regresit dhe lojes së fjalëve të Kurtit, që e paralajmëroi në planin e ri 7 pikësh të dialogut”, shtoi ai për GazetaBlic.
Paralajmëron Haziri: Jemi afër pakos së dytë të masave ndëshkuese nga BE-ja


