Sporti

Isak stërvitet individualisht para duelit me Holandën

06/17/2026 22:03
nga:L J

Sipas Sweden Herald, sulmuesi i Liverpoolit, Alexander Isak, po vazhdon të menaxhojë gjendjen e tij fizike, pasi luajti 90 minuta në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës kundër Tunizisë, në të cilën gjeti edhe rrjetën.

Përpara ndeshjes me Holandën të shtunën, 26-vjeçari nuk mori pjesë në një seancë stërvitore me ekipin dhe punoi në palestër individualisht.

“Një lojtar po stërvitet individualisht, dhe ky është Alexander Isak. Ai po ndjek një program individual si pjesë e rikuperimit shtesë pas ndeshjes”, thotë Petra Thoren, përfaqësuesja e shtypit e Suedisë.

Isak ka një shans të fortë për të luajtur të shtunën, me shokët e ekipit të Liverpoolit, Virgil van Dijk, Ryan Gravenberch dhe Cody Gakpo që do të jenë në anën tjetër, pra tek Holanda.

/GazetaBlic Sport