Lajme

Isak Neziri në fshatin e lindjes në Drenicë: 99 arsye me votu në këto zgjedhje

01/15/2025 19:45
nga:G B

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri, nga vendlindja e tij në Drenicë ka bërë thirrje që të votohet numri 99 në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka kujtuar me nostalgji fshatin e tij të lindjes në Drenicë, mirëpo, fatkeqësisht thotë se fshatrat janë boshatisur nga rinia.

Në një video që ai e ka publikuar në rrjete sociale thotë se shqetësim kryesor i tij ka qenë biseda me investitor gjerman që vazhdimisht janë shqetësuar për situatën e sigurisë në Kosovë.

Kjo, Isak Neziri tha se do të ndryshojë me qeverisjen e PDK-së.

“Nostalgji e kujtime të bukura kthimi në fshatin tim të lindjes në Drenicë. Zemra mu ngroh sërish nga përkrahja e madhe e bashkëvendësve, si dikur në odat e bujarisë dhe patriotizmit. U thash bashkëvendësve që janë 99 arsye me votu në këto zgjedhje sepse me 99-tën u çliru Kosova, me 99-tën NATO bombardoi Serbinë dhe me 99-tën u themelua Partia Demokratike e Kosovës”, ka thënë Neziri.