Ylli i Newcastle United, Alexander Isak, ka tronditur futbollin anglez me një deklaratë zyrtare që hedh dyshime mbi të ardhmen e tij në klub.
Sulmuesi suedez, i cili u emërua në Ekipin e Vitit 2024/25 të Premier League, falënderoi shokët e ekipit dhe të gjithë në klub për mbështetjen e tyre, por theksoi se nuk mundi të merrte pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për shkak të situatës aktuale.
“Unë qëndrova i heshtur për një kohë të gjatë ndërsa të tjerët flisnin. Kjo lejoi që të përhapeshin versione që nuk pasqyronin të vërtetën. Realiteti është se u dhanë premtime dhe klubi e ka ditur qëndrimin tim prej kohësh. Të pretendosh tani se problemet sapo po dalin në dritë është mashtruese. Kur premtimet thyhen dhe besimi humbet, marrëdhëniet nuk mund të vazhdojnë”, tha Isak në një deklaratë.
/GazetaBlic Sport


