Lajme

Isa Mustafa: Presidentja duhet ta thërras Këshillin e Sigurisë

09/25/2021 15:11
nga:M K

Ish-presidenti i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se presidentja Osmani duhet ta thërras Këshillin e Sigurisë.

Tutje, Mustafa përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” se në një situatë të tillë, krerët politikë duhet të jenë në Kosovë, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Situata në veri të Kosovës është tepër serioze dhe e rrezikshme. Në një situatë të tillë , Presidentja, Kryeministri dhe Kryeparlamentari duhet të jenë në Kosovë. Nuk mund të dërgojnë mësazhe, njëra nga New Yorku, tjetri nga Shkupi e nga Budapesti, kurse Njësitë Speciale të Policisë të Kosovës të mbesin të mbërthyera në Jarinje e Bërnjak nën kërcënimin e helikopterëve, avionëve e tanksave të Serbisë. Kjo sjellje është joserioze dhe e pafalshme.
Në momente të tilla do duhej të thirret Këshilli i Sigurisë nga Presidentja e vendit dhe të ndërmerren masat e nevojshme duke u koordinuar me partnerët tanë, SHBA, BE, KFOR-in dhe institucionet relevante në Kosovë.

/GazetaBlic/