Lajme

Isa Mustafa: LDK-ja me mua u rrit, asgjë në Kosovë nuk u bë pa ne

02/02/2022 21:21
nga:Y I

Ish-kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka folur për kohën sa ka udhëhequr me këtë parti.

Thotë se gjatë kësaj kohe, asgjë në vend nuk është bërë pa LDK-në.

“Unë e kam marrë LDK’në diku në 128 mijë vota. E kam sjell në 205 mijë në zgjedhjet e parafundit. Gjithmonë kemi shkuar në rritje. Nuk kemi arritur gjatë asaj periudhe të dalim parti e parë. Konkurrente kryesore me LDK’në. Aty jemi sjell diku”, tha Mustafa.

“Ndoshta, në zgjedhjet e para ne kemi dal e para por ka qenë ajo koha e abuzimit masiv, ose vjedhjeve industriale që janë cilësuar edhe nga ndërkombëtarët”, tha Mustafa.

Partia është konsoliduar mirë, kemi pasur rol të rëndësishëm. Asgjë s’është bërë në Kosovë pa LDK-në, pa involvimin e LDK-së dhe pa kyçjen e drejtpërdrejt të LDK-së gjatë asaj periudhe”, shtoi Mustafa në T7.

​Escobar e Lajçak në Beograd kërkojnë nga Vuçiq dialog konstruktiv me Kosovën