Lajme

Isa Mustafa i ‘qëpon’ pak SHBA-së dhe BE-së: Vetë e sollët Kurtin në pushtet, çmimin e sanksioneve ta paguan ai, jo Kosova

06/07/2023 15:25
nga:N M

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar sanksionet e mundshme ndaj Kosovës në rast se Albin Kurti nuk dëgjon këshillat e Amerikës për gjendjen në Veriun e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se LDK prishi koalicionin me VV në vitin 2020 për t`i evituar konfrontimet e Kosovës me SHBA.

Reagimi i plotë:

“LDK në vitin 2020 prishi koalicionin me VV-në për të evituar konfrontimin e Kosovës me SHBA-të. E pagoi çmimin më të shtrenjtë me rreth 100 mijë vota! Por në atë kohë VV-në e përkrahnin diplomatët e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Mbretërisë së Bashkar, raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian e…. E sollën vet në pushtet së bashku me analfabetët funksional. Sot, frikësohem se çmimin e prishjes së relacioneve me SHBA-të dhe BE-në , nuk do ta paguajë VV me Kurtin dhe Osmanin por do ta paguajë e gjithë Kosova. Ngushëllimi i vetëm më mbetet se Lidhja Demokratike e Kosovës e kishte vlerësuar drejtë rrezikun dhe vepruam mirë në interes të Kosovës.

Pacolli: Situata në veri pasojë e kokfortësisë së Kurtit, pa SHBA-të nuk mundemi me mbijetu asnjë ditë!