Lajme

Isa Mustafa: Grenell nuk na kërkoi asnjëherë rrëzimin e Qeverisë Kurti!

11/11/2021 16:21
nga:Y I

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka demantuar lajmet se ish-ambasadori Grenell ka kërkuar nga LDK-ja që të rrëzohet Qeveria Kurti 1.

Mustafa ka theksuar se nga SHBA-të, LDK-ja, s’ka marrë asnjë kërkesë të tillë.

Ai ka treguar se çfarë kërkesa specifike kanë patur nga ambasadori Grenell.

“z. Grenell si përfaqësues i Presidentit të SHBA-ve për Kosovën (jo si emër i përveçëm) ka kërkuar nga ne që të hiqet tarifa e vënë nga Qeveria Haradinaj dhe që kjo tarifë të mos zëvendësohet me reciprocitetin, për ti dhënë shanse bashkëpunimit ekonomik në rajon dhe dialogut.I kam shkruar z. Kurtit në atë kohë se nëse nuk respektohen kërkesat amerikane për tarifat dhe nuk bashkëpunohet me SHBA-të si partner strategjik atëherë LDK, posa të kalojë faza e COVID-it, do të del nga Qeveria. Jo se do ta rrëzojë Qeverinë por DO TË DEL NGA QEVERIA KURTI. Qëndrimi në një Qeveri të tillë e cila nuk bashkëpunonte me SHBA-të ishte i pakuptimtë dhe degradues për LDK-në”

“Kurti e rrëzoi vet Qeverinë me shkeljen e Marrëveshjes së koalicionit, thekson Mustafa në shkrimin e tij.