Lajme

Ironizon Zogaj: Më në fund pas 20 vitesh, një qeveri po u tregon qytetarëve çmimin e rrymës

03/30/2023 17:29
nga:G B

Analisti Petrit Zogaj, ka ironizuar me rritjen e çmimit të energjisë elektrike, nga 1 prilli, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se energjia ka qenë aq lirë, sa që qytetarët nuk kanë ditur sa po paguajnë e sapo harxhojnë.

Ai ka ironizuar duke thënë se më në fund kemi një qeveri në Kosovë që u tregon qytetarëve çmimin e rrymës.

Postimi i tij i plotë:

Rritja e cmimit te rrymes me 15% nga data 1 Prill eshte ne raport te drejte me rritjen ekonomike ne vend-aty-aty me Kroacine, nese s’e kemi tejkalu. Tek e fundit aq lire ka qene energjia elektroke ne Kosove, saqe qytetaret as qe e kane dite sa po paguajne e sa po hargjojne. Me ne fund, pas 20 vjete vjen nje qeveri ne Kosove qe u kallxon qytetareve cmimin e rrymes.