Skuadra e Prishtinës ka reaguar edhe njëherë për ndeshjen e shtyrë mes saj dhe Ballkanit.
Ky takim ishte planifikuar të luhej të dielën, por që Komisioni i Garave vendosi që ndeshja të shtyhet për një afat të pacaktuar, kjo për shkak të angazhimeve që Ballkani ka në garat e Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.
Prishtina e konsideron këtë si ndërhyrje direkte në garë dhe favorizim i njërit ekip.
Ndërkohë, trajneri Ismet Munishi ka lëshuar një koment në ‘Facebook’ para disa minutash.
‘Ish ndërpre kampionati në Çeki deri t’i kryen të gjitha ndeshjet evropian Slavia’, ka shkruar Munishi.

/GazetaBlic Sport/


