Lajme

Ironizon Lladrovci: Opozita kur nuk e zgjedh sot këtë lëmsh si mund të trajtojë nesër tema më serioze!

03/05/2026 16:51
nga:Y I

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka folur në lidhje me situatën politike në vend.

Lladrovci tha se bllokada duhet t’i ketë së paku dy anë, sikur konopi.

“Kushtetuta është një, por, interpretimi po bëhet sipas partive, kapacitetit të të kuptuarit të germës së Kushtetutës, frymës dhe materies së saj, nga keqbërësit dhe dashamirët e shtetit.Nëse për bllokadë paditet njëra palë, është gabim. Bllokada ka dy anë, por, ajo mund të jetë prej qejfi dhe prej zori. Politika duhet ta balancoj vullnetin politik për të arritur të mundshmen dhe të pamundshmen kur shteti dhe qytetarët janë qëllim madhor” shkruan Lladrovci raporton “Gazeta Blic”.

Ai tha se ‘opozita kur nuk e zgjedh sot këtë lëmsh, si mund të trajtojë nesër tema më serioze’.

“Në këto pak orë, opozita ka mundësi ta ketë propozimin për presidente me 30 vota, krejt normal, kandidatja nuk do të kalonte. Megjithatë, kandidatja do të ishte oguri i mirë për opozitë ndryshe nga kjo e pesë viteve të shkuara. Opozita kur nuk e zgjedh sot këtë lëmsh, si mund të trajtojë nesër tema më serioze” shkruan Lladrovci.

Ai tutje ka ndarë edhe një foto të veçantë poshtë shkrimit.

Reagimi i plotë: