Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka folur për takimin e kryeministrit Albin Kurti me shkrimtarin e njohur turk, Orhan Pamuk.
Deputetja Kurti shtroi pyetjen se çfarë do të flisnin liderët tjerë në takim me këtë shkrimtar.
“Kryeministri Kurti me ftesë të shkrimtarit të njohur, fitues i çmimit Nobel për letërsi, Orhan Pamuk paskan darkuar e biseduar gjatë. Imagjinojeni çfarë vlerësimi duhet të kesh nga ky nivel intelektual për të marrë një këso ftese.Një kontrast sa për imagjinatë: Ta paramendojmë njërin nga ish-liderët tanë se çfarë do të mund të fliste në këtë takim” shkruan me ironi deputetja e VV-së:
Reagimi i plotë:


