Lajme

Ironizon Bekë Berisha: Tu e ndalë gjakderdhjen financiare, u habiten e ndalen KEK-un

06/21/2025 13:38
nga:Y I

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka ironizuar me qeverinë në detyrë lidhur me situatën energjetike në vend.

“Tu e ndalë gjakderdhjen financiare, u habiten e ndalen KEK-un”, ka shkruar ai, duke aluduar në premtimet e Vetëvendosjes për gjakderdhje financiare.

Kompania për furnizim me rrymë, KESCO, dje paralajmëroi se do të kishte mungesë të theksuar të prodhimit vendor dhe kërkoi nga qytetarët ta kursejnë atë.

Postimi i plotë: