Sporti

Ironizon Batatina: Mesfushorët e Dritës kishin probleme me kërthiz – ju thashë të shkojnë tek Osman Sekiraqa!

04/17/2022 20:35
nga:L J

Skuadra e Llapit ka fituar sot derbin ndaj Dritës me rezultatin minimal 1:0, falë autogolit të Prince Balde.

Kjo ndeshje ishte ndezur akoma pa filluar, kur Hamdi Namani i Dritës kishte deklaruar se klubi i tij nuk është supë e lehtë, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo deklaratë e mesfushorit erdhi disa ditë pasi Batatina e cilësoi Pristhinën si supë pule, pasi i mposhti ata në Kupën e Kosovës.

Batatina fitoi edhe sot sot dhe pas ndeshjes për Art Sport deklaroi se kjo ishte një “supë peshku” për ekipin e tij.

Sot, pas derbit, futbollisti i Llapit, Kastriot Selmani postoi një fotografi në Facebook – ku erdhi edhe reagimi tjetër i Batatinës:

“Nuk e di po më pyetën pas ndeshjes mesfushorët e Dritës se kemi problem me kthiz, ju tregova me shku te Osmon Sekiraqa! Super paraqitje Kastriot Selmani”, komentoi ai.

Kujtojmë se Osman Sekiraqa është mjek popullor në Podujevë – i cili merret me kurimin e problemeve të kërthizës.

/GazetaBlic Sport