Analisti politik, Arben Ahmeti ka ironizuar me dështimin e menaxhimit të procesit të vaksinimit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, raporton Gazeta Blic.
Ai në shkrimin ironizues ka theksuar se LDK i ka fajet.
“LDK i ka fajet. Ne baze te moshes, ata qe e shkaktuan tollovine jane aktiviste te kesaj partie. #1Tetori #Ironia”, ka shkruar Ahmeti.
Ndërkohë tollovia e shkaktuar për vaksinimin e të moshuarve ka nxitur reagime të shumta nga opozita dhe shoqëria civile.
Kjo tollovi është konsideruar si dështim të keqmenaxhim nga ana e Arben Vitisë, derisa është kërkuar edhe dorëheqja e të parit të shëndetësisë.