Paksa është ironike, se qeveria e ardhshme ka me qenë qendër e djathtë. Po, LVV me gjasë në të, por orientimet kanë me qenë qendër e djathtë. Kjo për shkak se cilido partner qeveritar që zgjedhë Albin Kurti për koalicion, ata kanë politika të djathta.
Gjithashtu, thujase në secilën scenario, partneri i koalicionit do të drejtoj ekonominë në qeveri. LVV nuk ka pasur asnjë ministër përgjegjës për ekonomi dhe ska pasur politika ekonomike. Qeveria e Kurti është indentifikuar kryesisht me diskateret e sundimit të ligjit dhe dialogut. Mesiguri që ka pasur ministra të mirë, sikurse i Kulturës/Sportit dhe Energjisë, por në përgjithësi, është zënë e papërgatitur me kuadro ministror.
Në qeverinë e ardhshme, LVV do jetë më e përgatitur sesa kësaj radhe, gjithashtu për shkak se ka më pak ministri, andaj mund të i zgjedhë ministrat më të mirë. Tashmë LVV ka eksperiencë me qeverisje, nuk vjen nga rruga sikur herën e parë. Suksesi i Kurtit me ministra ka qenë lloji i Çekut dhe Rizvanollit, ndoshta ky model duhet të replikohet nga LVV në qeverinë e ardhshme.
Sa i përket përgjegjësive, mesiguri LVV do i mbajë dikasteret e punëve të brendshme dhe mbrojtjes, drejtësinë përfshi dialogun në Bruksel. Xhelal Sveçla, përkundër kontraditave, mbetet ministri që do të i sjellë më së shumti suksese Kurtit. Ai është fokusuar në veri dhe tani po i shofim rezultatet e tija, edhe pse kjo ka ardhur me një kosto për gjendjen e sigurisë në pjesën tjetër të Kosovës. Kështuqë, Xhelali pritet të vazhdoj punën edhe një mandat.
E partneri i koalicionit, LDK ose PDK, do mund të fokusohen në ekonomi, teknologji, sipërmarrësi dhe diplomaci. Kjo do të determinoj edhe modelin dhe llojin e qeverisë. Politikat e majta të Kurtit nuk do të mund të aplikohen, për shkak se ai mesiguri do të qeverisë me ministritë e sundimit të ligjit.
E secili nga partnerët e Kurtit që do të jenë kanë politika të djatha ekonomike dhe kjo është pozitive.
Në këtë mënyrë, modeli i politikave qeveritare do të lëvizë nga e majta në qendër në pjesën e djathtë. Kjo është mirë për Kosovën, për shkak se politikat e majta ekonomike kanë bërë dëme. Importi është dyfishuar, e deficiti apo humbja tregtare në mallra ka arritu gati 50% të GDP/PBV. Kaq mjete, gjysma e ekonomisë, humbet secilin vit me bilanc negativ tregtar.
Kjo për shkak të politikave të majta, mes tjerash. Dmth shpërndahen ndihma nga 10 deri 100 euro, pastaj ato shkojnë në kryesisht konsum që importohet nga jashtë shumica. Edhe një pjesë e konsiderueshme e mjeteve të librave të nxënësve që janë shpërndarë tek prindërit mund të përfundojnë jashtë vendit përmes konsumit.
Nuk ka të keqe asgjë me politika të majta, vetëmse fillimisht duhesh me qenë i pasur dhe të kesh ekonomi funksional për të qenë në gjendje të aplikosh politika të majta. Me fjalë tjera, fillimisht duhesh të fitosh dhe rregulloj ekonominë e pastaj mundesh me e nda atë mirëqenie.
Kështu, për ironi, duket se Kosova do të ketë një qeveri më shumë të djathtë sesa të majt, dhe kjo është e mirë. Por qeveria e ardhshme do të jetë shumë më efikase dhe më e kompletuar. Mesiguri që zgjerimi me parti tjera në qeveri do i ndihmoj edhe Kurtit të fokusohet në përfundim të reformave në Drejtësi dhe finalizim të dialogut me Serbinë. E partneri i koalicionit mund të folusohet të kontribouj në ekonomi, zhvillim të sektorit privat.. dhe sidomos në diplomaci.