Sporti

Irlanda e Veriut fiton me përmbysje ndaj Kosovës

09/24/2022 19:56
nga:E K

Ka përfunduar ndeshja mes Irlandës së Veriut dhe Kosovës.

Kosova ka humbur në udhëtim në Belfast me rezultat 2-1, shkruan GazetaBlic Sport.

“Dardanët” patën dominimin në pjesën më të madhe të ndeshjes.

Që në minutën e 5’të Rashica pati rastin e artë të shënonte gol pas goditjes së pritur nga portieri irlandez nga gjuajtja e bukur e Florent Muslijës.

Muslija rrezikoi edhe njëherë në pjesën e parë në minutën e 22’të por goli iu mohua nga portieri, Peacock-Farrell.

Në pjesën e dytë ishte Vedat Muriqi që në minutën e 58’të hapi llogarinë e golave me një goditje të fuqishme nga distanca.

Në minutën e 82’të Irlanda e Veriut shënoi gol nga një kundërsulm i shpejtë. ëhyte barazoi shifrat në këtë takim.

Krejt në fund të takimit në minutën e 92’të Magennis shënoi për t’i siguruar 3 pikët për kombëtaren e tij.

Kosova pas këtij takimi arkëton 6 pikë, kurse Irlanda e Veriut me një pikë më pak zë vendin e tretë.

/GazetaBlic Sport/