Sporti

Irjan Rexhepi – talenti i ardhshëm i Kosovës: Po punoj çdo ditë që të tregojë aftësitë tek Grasshoper

04/09/2024 11:40
nga:Lorik J

Portieri Irjan Rexhepi është vetëm 16 vjeçar dhe këtë stinor ka debutuar në grupmoshat U19 te Grasshopper Club Zurich.

Rexhepi është portieri i ardhshëm nga Kosova që pritet të jetë ndër më të mirët në të ardhmën e afërt. Që nga korriku i verës së vitit 2024, ai është pjesë e klubit zvicerian Grasshoper.

Ai potencoi se është shumë i lumtur me paraqitjet e tij dhe synon që në të ardhmen të arrijë sa më lart.

“Si çdo i ri, normalisht synimet për të ardhmen janë që të arrijë sa më lart dhe shpresoj që me punën që jam duke e bërë të më jepet mundësia të depërtojë me ekipin e parë dhe t’i tregoj aftësitë e mia si portier”, tha Rexhepi për ‘GazetaBlic Sport’.

Synimi i Rexhepit është që të vazhdojë me paraqitje pozitive dhe në të ardhmen të debutojë me ekipin e parë.

Kujtojmë se ai ka paraqitje me kombëtaren e Kosovës U-17.

/GazetaBlic SPORT