Lajme

Iricani i KFOR-it i falënderon ushtarët armenë për shërbimin në Kosovë

01/15/2025 19:01
nga:G B

Zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Cahit Irican, e ka kryesuar përfundimin e transferimit të kontingjentit armen në Shtabin e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë ceremonisë, Irican ka falënderuar ushtarët armenë për përkushtimin e tyre dhe nënvizoi nivelet e larta të gatishmërisë dhe profesionalizmit të treguar gjatë shërbimit.

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.