Trajneri i Liverpool-it, Andoni Iraola, ishte i revoltuar për vonesën në kryerjen e zëvendësimeve gjatë ndeshjes së sotme ndaj Nottingham.
“Një zyrtar i katërt profesionist nuk mund të marrë tre minuta për zëvendësimet. Isha shumë i zemëruar, sepse në ndalesën e mëparshme nuk mundëm ta bënim”, deklaroi Iraola.
Ai shtoi: “Para rivënies anësore thamë: ‘Le ta bëjmë tani’, por nuk di si ta shpjegoj. Zgjati një përjetësi.”
Iraola e konsideroi të papranueshme vonesën, veçanërisht në një moment vendimtar të takimit.
/GazetaBlic Sport/


