Sporti

Iraniani fiton medalje të argjentë dhe ia dedikon armikut të shtetit të tij Izraelit

07/29/2021 15:53
nga:E K

Xhudisti iranian, Saeid Mollaei, ka fituar medalje të argjentë në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.

Mollaei i cili është lindur dhe rritur në Iran megjithatë garon për Mongolinë, dhe pas suksesit të arritur ai medaljen e tij ia dedikoi shtetit armik të vendlindjes që prej vitit 1985 së tij Izraelit, shkruan GazetaBlic Sport.

Xhudisti u largua nga përfaqësimi i shtetit të tij pasi që sipas tij trajneri e kishte urdhëruar të humb në finale.

Pas suksesit të tij në Tokio ai tha: “Faleminderit Izraelit për energjinë e mirë. Këtë medalje ia kushtoi edhe Izraelit. Shpresoj se Izraeli është i lumtur me këtë fitore”.

/GazetaBlic Sport/