Lajme

Irani thotë se vendet fqinje janë informuar 72 orë para sulmit ndaj Izraelit

04/14/2024 15:42
nga:Genita C

Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian tha se Irani informoi vendet fqinje 72 orë para sulmit të tij për një përgjigje “të caktuar” kundër Izraelit.

Amir-Abdollahian tha në një konferencë shtypi të dielën në Teheran, se Irani u tha vendeve se operacioni do të ishte “vendimtar” në formën e “mbrojtjes legjitime”.

“Ne e konsiderojmë sigurinë e fqinjëve tanë dhe të rajonit si sigurinë e Republikës Islamike të Iranit”, shtoi ai.

Ai nuk sqaroi se cilat vende ishin të informuara. Shtetet fqinje nuk e kanë konfirmuar ende publikisht se ishin të informuar.