Lajme

Irani thotë se kufijtë me Irakun janë rihapur, por kërkon kujdes

08/30/2022 19:42
nga:G B

Autoritetet në Iran kanë njoftuar se kufijtë me Irakun fqinj janë rihapur, por u kanë kërkuar qytetarëve të kujdesshëm mes një qetësie të brishtë.

Zyrtarët lokalë thanë se pikat kufitare tokësore Mehran, Qasr-e Shirin dhe Chazabeh janë rihapur të martën pasdite.

Ministri i Brendshëm Ahmad Vahidi u bëri thirrje udhëtarëve që nuk ishin tashmë në rrugën për në vendkalimet kufitare, që të “presin edhe një ditë” në mënyrë që autoritetet iraniane të garantojnë sigurinë e tyre, shkruan Al Jazeera.

Vahidi shtoi se fluturimet për në Irak gjithashtu kanë rifilluar.